Athinë, 25 shkurt – Greqia u godit të dielën nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës, njoftuan forcat zjarrfikëse, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në veri të vendit dhe në periferinë verilindore të Athinës. Në Nea Smyrni, në jug të kryeqytetit, një duzinë automjetesh janë dëmtuar nga rrëzimi i pemëve. Deri në këto momente, forcat zjarrfikëse sigurojnë se nuk ka asnjë të plagosur.
Sipas shërbimeve meteorologjike të vendit, moti i keq do të vijojë deri të martën.
Shpejtësia e erës arriti deri në 140 kilometra në orë, e regjistruar në detin Egje nga Observatori Kombëtare të shtunën në mbrëmje.
Në veri të vendit, reshjet e dendura të dëborës ofronin pamje mbresëlënëse të Selanikut, qytetit të dytë më të madh në vend, i mbuluar nën petkun e dëborës.
Në Thraki në kufirin me Turqinë, temperaturat u regjistruan deri në minus 9 gradë Celsius.
-
Zjarret vërshojnë Greqinë, autoritetet evakuojnë zonat afër kryeqytetit
-
Greqia goditet nga stuhi ere dhe rëre, një i vdekur afër Athinës
-
Zjarri në Greqi vihet nën kontroll, por erërat e forta shkaktojnë evakuime
-
Zjarri rrezikon shtëpitë në juglindje të Athinës
-
Temperatura ekstreme e zjarre në Greqi, bëhet thirrje për mbrojtje të punëtorëve