Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grabitet një ministre afrikane, rojave të saj ua vodhën edhe armët

Një ministre e Qeverisë në Afrikën e Jugut është grabitur dhe rojave të saj u janë vjedhur armët.

Sulmi ndodhi kur ministrja e Transportit, Sindisiwe Chikunga, po udhëtonte në jë autostradë në Johannesburg, raportoi Guardian.

“Gomat e veturës së ministres u shpuan duke e ndaluar veturën që kriminelët të mund të grabisnin gjërat me vlerë të pasagjerëve”, ka thënë ministria.

Ministrja dhe rojat e saj nuk pësuan ndonjë lëndim.

Por, hajnat i vodhën gjërat personale të saj dhe pistoletat e rojave të Shërbimit Policor të Afrikës së Jugut.

Afrika e Jugut për kohë të gjatë ka reputacion për krim të dhunshëm dhe shpesh përshkruhet si një nga vendet më të rrezikshme në botë jashtë zonave të luftës.