Botë

Gjermania u dha nënshtetësi një numri rekord të njerëzve më 2024

Gjermania

Gjermania ua dha shtetësinë një numri rekord njerëzish, gjithsej 291,955, vitin e kaluar. Kjo përbën rritje prej 46 për qind nga viti 2023, me sirianët që përbëjnë grupin më të madh të atyre që iu dha shtetësia gjermane, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave.

Reformat në ligjin për nënshtetësi kontribuuan në rritje, thuhet në njoftimin e zyrës. Qershorin e kaluar Gjermania lehtësoi kërkesat për natyralizim nga tetë vjet në pesë dhe madje në tri vjet në raste speciale, raportoi Reuters.

Shumë sirianë që shkuan si refugjatë gjatë viteve 2015-16 kur ish-kancelarja Angela Merkel hapi kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra që i ikën luftës dhe persekutimit në Lindjen e Mesme mundën ta merrnin nënshtetësinë në vitin 2024.

Si rezultat, sirianët përbëjnë grupin më të madh të shtetasve të rinj, duke përbërë 28% të gjithë natyralizimit, ose 83,150 njerëz. Pas tyre janë turqit, irakianët, rusët dhe afganët.

Ligji i ri i nënshtetësisë ua lejon individëve ta mbajnë shtetësinë e tyre origjinale ndërsa mund të kërkojnë edhe atë gjermane.