Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania nuk do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë

Gjermania ka bërë të ditur se nuk do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë.

Kjo vjen pasi SHBA-ja refuzoi një ofertë nga Polonia, për të transferuar në Ukrainë përmes bazës së saj në Gjermani, aeroplanët e prodhimit rus, MiG-29.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se Gjermania ka dërguar në Ukrainë të gjitha materialet e mundshme ndihmëse, përfshirë armë, por ka shtuar se aeroplanët luftarakë nuk do të jenë pjesë e ndihmës.

Ndërkohë, një zëdhënës i kryeministrit britanik ka thënë se Johnson "ka thënë në mënyrë të përsëritur" se është i përkushtuar të "sigurojë armët që i duhen Ukrainës".

Më herët, Mbretëria e Bashkuar ka thënë se ishte duke rritur furnizimin e saj me armë në Ukrainë, duke dërguar 1,615 më shumë raketa të lehta antitank, si dhe raketa Javelin me rreze më të gjatë - dhe duke shikuar dërgimin e raketave tokë-ajër.