Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania do të dërgojë armë të reja në Ukrainë

Sistemi i mbrojtjes ajrore IRIS-T

Gjermania është zotuar të dërgojë një sërë armësh për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Duke folur në parlamentin gjerman të mërkurën, kancelari Olaf Scholz, tha se Gjermania do të ofrojë sisteme të mbrojtjes me rreze të mesme, më modernet në armatimin e saj, të cilat do t’i lejojnë Ukrainës “të mbrojë një qytet të tërë të madh nga sulmet ajrore ruse”, shkruan BBC.

Scholz premtoi gjithashtu se do t’i japë Ukrainës një radar gjurmues i cili është i aftë të zbulojë obusët e armikut, mortajat dhe artilerinë e raketave si dhe raketahedhës të shumtë, në hap me ato që dërgohen nga SHBA-ja.

Kancelarja përsëriti se raketat nuk do të jenë në gjendje të synojnë territorin rus.

Kjo vjen pas lutjeve të Kievit si dhe partive opozitare gjermane, për të rritur dërgesat e armëve të rënda në Ukrainë.

Më shumë se 15 milion municione, 100.000 granata dore dhe më shumë se 5000 antitank janë dorëzuar në Ukrainë nga Gjermania që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

Artikuj të ngjashëm