Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka shprehur rezerva në lidhje me kërkesën e Ukrainës për ta furnizuar me avionë luftarakë perëndimorë.
Baerbock vuri në dukje refuzimin nga fuqitë perëndimore të një thirrjeje nga Ukraina për të vendosur një zonë “ndalim-fluturimi” mbi Ukrainën.
Ministrja e jashtme gjermane tha se gjatë vizitës së saj në Kiev të martën, ajo "foli për mënyrën se si ne mund të mbështesim Ukrainën, veçanërisht në gjërat në lidhje me qëndrueshmërinë e tyre, aftësinë e tyre për të mbrojtur veten, pa kontribuar që NATO-ja të bëhet pjesëmarrëse në këtë luftë”.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është ftuar të bashkohet në diskutimet e ministrave të jashtëm të G7-s që do të zhvillohen më 13 maj në Gjermani.
Gjatë një vizite të fundit në Gjermani, Kuleba bëri thirrje për furnizimin e vendit të tij me avionë modernë dhe sisteme të mbrojtjes kundër raketave. /REL
-
Baerbock: Mbrojtja ajrore e Ukrainës prioritet absolut
-
Gjermania s’e sheh problematike dërgimin e tankeve në Ukrainë
-
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë me vizitë befasuese në Kharkiv
-
Ministrja e Jashtme gjermane sërish në Ukrainë
-
Gjermania nuk i bën publike të gjitha llojet e armëve që ia dorëzoi Ukrainës