Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka vizituar Kharkivin në Ukrainë të martën, duke u bërë anëtarja e parë e kabinetit qeveritar të Gjermanisë që viziton qytetin në lindje të Ukrainës që është rrënuar nga lufta, shkruan “Deutsche Welle”.
Gjatë vizitës së saj, ajo ka dënuar sulmet ruse në qytet, ndërsa ka premtuar solidaritet dhe përkrahje për ukrainasit. Ajo është përcjellë në udhëtimin e saj nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiv.
Baerbock gkishte udhëtuar në Ukrainë gjatë natës me tren nga Polonia, ndërsa hapësira ajrore e Ukrainës mbetet e mbyllur.
Baerbock ka thënë se dëshiron të ndihmojë gjithë Ukrainën, nga “Kharkivi në Kherson e te Kievi”.