Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania nuk i bën publike të gjitha llojet e armëve që ia dorëzoi Ukrainës

ukraina, rusia, lufta, tanket

Berlini zyrtar ka zgjedhur të mos i bëjë publike të gjitha llojet e armëve që ia ka dërguar Ukrainës si ndihmë për luftën ndaj Rusisë, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, ka njoftuar Reuters të mërkurën.

Baerbock deklaroi se Gjermania do ta ndihmojë Kievin t’i ketë sistemet më të avancuara të armëve.

“Ne kemi dorëzuar raketa antitank ‘Stingers’ dhe gjëra të tjera, për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, në mënyrë që këto dërgesa të shkonin më shpejt”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se Gjermania do t’i trajnojë ushtarët e Ukrainës për përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve më të avancuara, që mund t’i marrë nga vendet aleate apo t’i blejë plotësisht.

“Nëse partnerët dorëzojnë artileri që ne nuk mundemi, do të ndihmojmë me trajnime dhe mirëmbajtje”, tha ajo.