Zëdhënësi i qeverisë gjermane Wolfgang Buechner tha se tani e tutje, dërgesat gjermane të armëve në Ukrainë do të jenë sekrete.
Ky reagim vjen pas njoftimit të Rusisë se dërgesat në Ukrainë do të konsiderohen si objektiv legjitim ushtarak.
"Gjermania nuk do të publikojë më detaje të dërgesave të armëve në Ukrainë," tha Buchner të hënën.
Për të garantuar fshehtësinë e dorëzimit, transmetimet e drejtpërdrejta nga autostradat gjermane do të përjashtohen.
“Qëllimi i agresorit rus është të ndërpresë linjat e furnizimit me Ukrainën dhe ne nuk duam t’ua lehtësojmë”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Arne Collatz.
Pas hezitimit fillestar, në fund të shkurtit, Gjermania vendosi të furnizonte mijëra armë antitank dhe kundërajrore. Përveç kësaj, kancelari Olaf Scholz, lejoi Holandën dhe Estoninë të furnizonin Ukrainën me rezervat e tyre të armëve të prodhimit gjerman.
-
Gjermania do të dërgojë armë të reja në Ukrainë
-
Gjermania nuk i bën publike të gjitha llojet e armëve që ia dorëzoi Ukrainës
-
Ministri gjerman: Dërgesa e armëve në Ukrainë, nuk nënkupton se Gjermania po hyn në luftë
-
Gjermania: Dërgimi i armatimit të rëndë në Ukrainë lejohet sipas ligjit ndërkombëtar
-
Gjermania do t’i mundësojë Ukrainës të përzgjedhë mes 200 llojeve të armatimit