Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka shkruar të mërkurën se Gjermania po planifikon t’i ofrojë Ukrainës lloje shtesë të armëve.
Sipas raportit, zyrtarët gjermanë planifikojnë t'ia paraqesin qeverisë ukrainase një listë me më shumë se 200 lloje të ndryshme të armëve, për të cilat më pas Ukraina duhet të vendosë se cilat prej tyre mund t’i përdorë më mirë.
Gjermania ka qenë një nga shtetet e cila e ka përkrahur vazhdimisht Ukrainën, ndonëse në fillim të pushtimit rus, kishte deklaruar se nuk do ta mbështeste atë me armë, por vetëm në forma të tjera.
Gjermania po ashtu u është bashkuar shteteve të tjera perëndimore të cilat kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve dhe oligarkëve rusë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
-
Scholz: Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me armë për aq sa ka nevojë
-
Gjermania do të dërgojë armë të reja në Ukrainë
-
Scholzi thotë se Gjermania do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës
-
Gjermania do të mbajë të fshehta ndihmat ushtarake për Ukrainën
-
Gjermania shqyrton vendimin për furnizimin e Ukrainës me raketa kundërajrore