Banorët në dy blloqe banimi në Gjermaninë perëndimore janë vënë në karantinë, pasi që një grua është diagnostikuar si e infektuar me variantin indian të COVID-19. Një zyrtar qeveritar ka njoftuar se disa prej 179 banorëve të godinës në Velbert-Birth të Westphalisë Veriore tanimë janë testuar për koronavirus.
Autoritetet përreth Evropës janë vënë në gjendje alarmi shkaku i mutacionit, i cili ka bërë kërdinë në Indi para se të depërtonte edhe në Britaninë e Madhe.
Numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me koronavirus në Gjermani është ngritur të martën për 4 mijë e 209, për të arritur në gjithsej 3 milionë e 605 mijë, kanë treguar të dhënat e Institutit gjerman “Robert Koch”.
Ndërkaq, numri i vdekjeve të raportuara është rritur gjithashtu për 221, për të arritur në 86 mijë e 381. \ AP
-
Një spital në Gjermani futet në karantinë shkaku i variantit të ri të koronavirusit
-
Shifra rekorde të të infektuarve me koronavirus në Gjermani
-
Gjermania në valën e katërt të pandemisë, pas shtimit drastik të rasteve
-
Varianti Delta rrit shqetësimet në Gjermani, 745 raste pozitive në 24 orë
-
Gjermania e vë në “listë të kuqe” Britaninë, shkak varianti indian i COVID-19