Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është zotuar të “ekzaminojë” nëse aplikimet për azil mund të procedohen jashtë vendit.
Kjo ide i ngjan marrëveshjes së Britanisë së Madhe me Ruandën, ku migranët në Britani mund të dërgohen për të marrë azil.
Por, kancelari është shprehur skeptik pas takimit që ka mbajtur me liderët rajonalë në një sesion të martën.
“Ka një seri pyetjesh ligjore”, ka thënë Scholz duke folur për idenë e azilit, raportoi BBC.
Austria së fundmi ka shprehur interes për një skemë të tillë. Të hënën, kryeministrja e Italisë njoftoi planet për të dërguar migrantët ilegalë në dy qendra në Shqipëri.
Është e paqartë nëse aplikantët e suksesshëm mund të shkojnë më pas në Gjermani apo do t’u duhet të qëndrojnë në shtetin e tretë ku aplikimi i tyre është proceduar.
-
Merzi thotë se do të bashkëpunojë me Sirinë për riatdhësimin e refugjatëve sirianë
-
Gjermania e kufizon të drejtën e ribashkimit familjar për refugjatët
-
Gjermania do të lehtësojë shpalljen “të sigurta” për disa vende prej nga vijnë azilkërkuesit
-
Kosova e gatshme të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat për migrantë
-
Merz: Gjermania do të ketë një qeveri të fortë dhe efektive