Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të duhet të bëjë punë më të mirë në shtrëngimin e “migrimit të parregullt” dhe deportimin e atyre që nuk janë ligjërisht banorë.
Scholz, megjithatë, ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbrojtje për ukrainasit që ikin nga lufta e Rusisë, raportoi AP.
“Përgjegjësia jonë përballë kësaj lufte të tmerrshme përfshin po ashtu ofrimin e mbrojtjes për ukrainasit në BE”.
Mbi 1 milion ukrainas kanë gjetur strehim në Gjermani. Krahas tyre, mbi 200,000 persona nga Siria, Afganistani dhe Turqia kanë aplikuar për azil më 2022.
Komunitetet lokale për muaj kanë thënë se po kanë vështirësi të strehojnë të ardhurit dhe kanë kërkuar ndihmë për akomodim nga qeveria.
Scholz deklaroi se Gjermania duhet të shpejtojë deportimin e atyre që u refuzohet kërkesa për azil.
-
Scholz zotohet të forcojë rregullat e dëbimit të imigrantëve
-
Gjermania do të vazhdojë përkrahjen ushtarake për Ukrainën
-
Gjermanisë i shtohet numri i azilkërkuesve
-
Kancelari gjerman: Qëllimi ynë është të mos e lejojmë Rusinë ta fitojë këtë luftë
-
Merzi thotë se do të bashkëpunojë me Sirinë për riatdhësimin e refugjatëve sirianë