Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermanisë i shtohet numri i azilkërkuesve

Më shumë se 244 mijë njerëz kanë aplikuar për azil në Gjermani vitin e kaluar.

Qeveria gjermane ka bërë të ditur të mërkurën se më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas kanë kërkuar strehim në Gjermani, pasi kishin ikur nga lufta në shtetin e tyre.

Numrin më të madh të azilkërkuesve e përbëjnë sirianët, të përcjellë nga afganët, turqit dhe irakianët.

Refugjatët ukrainas nuk kanë nevojë të aplikojnë për azil, pasi ata në mënyrë të menjëhershme pranojnë statusin e qëndrimit të përkohshëm, raportoi Associated Press.

Krahasuar me vitin 2021, numri i azilkërkuesve vitin e kaluar është rritur për 27,9 për qind. Sipas të dhënave zyrtare, numri është rritur posaçërisht në tre muajt e fundit të vitit 2022, derisa azilkërkuesit tentonin të arrinin në Gjermani përmes rrugëve ballkanike.

"Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të fluturimeve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore", ka thënë ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, duke falënderuar gjermanët që mirëpritën refugjatët nga Ukraina me mbështetje të madhe.

Ajo tha se qeveria po përpiqet të integrojë ata që mbërrijnë në Gjermani më shpejt se në të kaluarën, duke ofruar menjëherë kurse gjuhësore, ndër të tjera.

Qeveria po përpiqet gjithashtu të përshpejtojë dëbimet e atyre të cilëve u refuzohen kërkesat për azil.

Artikuj të ngjashëm