Gjermania do t’ia dhurojë Ukrainës dy raketahedhës të quajtur Mars II, deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, raportoi BBC-ja të enjten.
Sipas saj, deri në fund të muajit shtator, ushtarët ukrainas do të duhet t’i nënshtrohen trajnimit të duhur për t’i përdorur këto sisteme, ndonëse deri më tash Gjermania e ka furnizuar me tri të tilla.
Sisteme të tilla raketore u konsideruan të ngjashme me sistemet amerikane HIMARS, me disa specifika të tjera.
Pos kësaj, Gjermania planifikon t’ia japë edhe 50 automjete të blinduara të tipit Dingo, shtoi Lambrecht.
Ministrja gjermane potencoi se shpejti do të përfundohet shkëmbimi me Greqinë, ku Athina zyrtare do t’ia dorëzojë Ukrainës 40 mjete luftarake të këmbësorisë, e në këmbim do të marrë 40 tanke Marder nga Gjermania.
Gjermania është akuzuar ditë më parë nga Ukraina se nuk po e mban premtimin për furnizim me automjete luftarake.