Gjermania do t'i dorëzojë Ukrainës 15 tanket e para Gepard në korrik, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, shkruan The Guardian.
Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, kishte rënë dakord për këtë dërgesë në një bisedë me homologun e saj ukrainas, Oleksii Reznikov, shtoi zëdhënësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuajin e kaluar, Gjermania njoftoi se për herë të parë do të furnizonte Ukrainën me armë të rënda, përkatësisht tanke të mbrojtjes ajrore Gepard, pas akuzave se fillimisht kishte zvarritur dërgesat e armëve të rënda në Kiev.
Që atëherë, Gjermania ka premtuar gjithashtu shtatë Howitzer vetëlëvizës në Kiev dhe ka filluar trajnimin e trupave ukrainase mbi to.