Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania do t’i trajnojë ushtarët ukrainas në sistemin e raketave të shumëfishta

Ushtria gjermane po planifikon të trajnojë ushtarët ukrainas në Sistemin e raketave të shumëfishta “Mars II”, tha të mërkurën në parlamentin gjerman, ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“Trajnimi që do të kryhet në Gjermani mund të nisë që në fillim të javës së ardhshme”, tha Lambrecht, duke shtuar se pasi të jenë përfunduar këto udhëzime, mund të fillojë dorëzimi i këtij sistemi të armëve, raportoi CNN-i të mërkurën.

Gjermania do t’i dorëzojë tri sisteme të tilla në Ukrainë, ashtu sikur edhe Britania e Madhe, derisa SHBA-ja do t’i dorëzojë katër sisteme të lëshimit të shumëfishtë të raketave (MLRS), ka bërë të ditur Lambrecht.