Një autobus me ndihma humanitare është nisur nga Berlinit drejt rajonit kufitar ndërmjet Polonisë dhe Bjellorusisë pas raporteve se një grup emigrantësh në Bjellorusi është nisur drejt pikës kufitare.
Dy organizata gjermane kanë mbushur pako me ushqime, veshmbathje dhe medikamente që do t’u dërgohen organizatave humanitare polake që po merren me ofrimin e ndihmës qytetarëve bjellorusë që po mësyjnë Poloninë.
Grupet bamirëse thonë se dëshirojnë që një pjesë të emigrantëve ta vendosin në Gjermani, por Qeveria gjermane ende nuk ka autorizuar një veprim të tillë. Në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit Evropian ka theksuar se qindra emigrantë janë mbledhur në afërsi të kufirit.
Adalbert Jahnz ka thënë se largimi i bjellorusëve është rezultat regjimit të diktatorit të fundit të Evropës, Aleksandër Lukashenko, për t’i përdorur refugjatët për të destabilizuar Bashkimin Evropian dhe sfiduar vlerat evropiane.
Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka bërë të ditur se janë nxjerrë më shumë se 12 mijë ushtarë në kufi me ish-republikën sovjetike, apo dy mijë më shumë krahasuar me forcimin paraprak të kontrollit kufitar.