Botë

Gjenerali amerikan: Gjasat që ISIS të sulmojë SHBA-në janë shumë reale

Gjenerali amerikan Mark Milley ka paralajmëruar se terroristët e al-Qaedas në Afganistan mund të kërcënojnë SHBA-në në më pak se 12 muaj.

Talebanët nuk i kishin prishur lidhjet me grupin përgjegjës për 11 Shtatorin dhe ata mbetën një organizatë terroriste, tha Gjeneral Milley.

Ai dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, po merren në pyetje në Kongres për tërheqjen e muajit të kaluar nga Afganistani, raporton BBC.

“Një al-Qaeda e rikonstruktuar ose ISIS me aspirata për ta sulmuar SHBA-në është një mundësi shumë reale, dhe ato kushte për të përfshirë veprime në hapësirat e pakontrolluara mund të paraqiten në 12-36 muajt e ardhshëm", tha ai.

Qeveria u rrëzua ndërsa talebanët përparuan me shpejtësi nëpër vend.

Seanca dëgjimore, e mbajtur nga komiteti i shërbimeve të armatosura të Senatit, vjen javë pas tërheqjes kaotike në aeroportin e Kabulit, teksa fuqitë e huaja kërkonin të merrnin qytetarët e tyre në shtëpi dhe mijëra afganë të dëshpëruar luteshin për shpëtim.

Një sulm vetëvrasës vrau 182 njerëz gjatë operacionit të tërheqjes. 13 punonjës të shërbimit amerikan dhe të paktën 169 afganë u vranë më 26 gusht.