Lideri i grupit të Shtetit Islamik (IS) që kishte planifikuar sulmin vrasës në aeroportin e Kabulit në vitin 2021, është vrarë nga talebanët, është njoftuar nga zyrtarët amerikanë.
Sulmi me bomba në gusht të vitit 2021, shkaktoi vdekjen e 170 civilëve dhe 13 ushtarëve amerikanë, ndërsa personat po tentonin të iknin nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFigura e IS-it u vra disa javë më parë, por u desh kohë të konfirmohet vdekja e tij, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë.
Emri i tij u bë publik tash.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se e kanë konfirmuar vdekjen e tij nëpërmjet informatave të marra nga inteligjenca. Por, nuk kanë dhënë informata tjera se si kanë mësuar se ai ishte përgjegjës prapa sulmit me bomba.
Të hënën, SHBA-ja nisi të njoftonte familjarët e ushtarëve të vrarë amerikanë, për vdekjen e liderit të ISIS-it.