Përgjimet e mbledhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se dega e Shtetit Islamik (ISIS) në Afganistan ka kryer shpërthimin me dy bomba në Iran që vranë afro 100 njerëz.
Kështu kanë thënë për Reuters dy burime anonime, të cilët janë të njohur me të dhënat e inteligjencës.
“Inteligjenca është e qartë dhe e padiskutueshme”, ka thënë një burim.
Inteligjenca amerikane e ka bazuar këtë gjetje në përgjimet që i ka bërë komunikimeve të anëtarëve të ISIS-it, pa dhënë detaje të mëtejshme.
ISIS-i mori përgjegjësinë për bombardimet e së mërkurës, duke thënë se dy operativë të veshur me bomba kryen sulmin gjatë përvjetorit të vdekjes së Qassem Soleimanit, një komandant i lartë ushtarak i vrarë në Irak në një sulm me dron të SHBA-së në vitin 2020.
Grupi, megjithatë, nuk specifikoi se dega e tij me bazë në Afganistan, e njohur si ISIS-Khorasan (ISIS-K), ishte përgjegjëse për bombardimet në qytetin juglindor iranian të Kermanit.
Edhe
Irani paralajmëroi Rusinë për kërcënimin e sigurisë përpara sulmit në Moskë
“SHBA ka informacione mjaft të qarta se ISIS-K kreu sulmin”, ka thënë inteligjenca amerikane, sipas burimeve.
Irani ka thënë të premten se forcat e sigurisë kishin arrestuar 11 persona të dyshuar për përfshirje në sulm dhe sekuestruan pajisje shpërthyese dhe jelek.