Policia ushtarake e Italisë ka gjetur një bunker sekret i cili dyshohet se është përdorur nga Matteo Messina Denaro – i njohur si “kumbara i fundit” i mafisë siciliane, e i cili u arrestua të hënën, pasi po kërkohej për 30 vjet.
Bunkeri ndodhet në Cambobello di Mazara, një qytet i vogël në Sicili, ku Denaro i cili tani është 60 vjeç, dyshohet të ketë jetuar derisa po fshihej, raportoi The Guardian të mërkurën.
Hetuesit janë duke kërkuar për dokumente që mund të jenë personale të Denaros, në veçanti, “arkivën sekrete” të “bosit të bosave” të mafisë siciliane, Totò Riina, i cili ka vdekur në vitin 2017.
Kjo arkivë sekrete, sipas disa informatave nga mafia, është vjedhur nga Denaro dhe mendohet se përmban sekretet e vrasjeve të mafisë të kryera në 40 vjetët e fundit.
Prokurorët besojnë se Denaro e ka çelësin për zgjidhjen e disa prej krimeve më të rënda të kryera nga mafia siciliane, përfshirë sulmet me bomba në vitin 1992 të cilat lanë të vdekur ligjvënësit Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dhe po ashtu për vrasjen e Giuseppe Di Matteo në vitin 1996 – djali 12-vjeçar i një prej mafiozëve të cilit i frikësoheshin për zbulim informatash. Di Matteo ishte vrarë dhe tretur me acid.
Edhe
Çfarë u gjet në strehën e fundit të bosit të mafisë italiane
Në vitin 2002, Denaro ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, si i akuzuar për vrasjen dhe urdhërimin e vrasjes së dhjetëra njerëzve.