Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çfarë u gjet në strehën e fundit të bosit të mafisë italiane

Parfumi dhe rrobat e shtrenjta të stilistëve u gjetën të martën në një apartament që hetuesit besojnë se është streha e fundit e bosit të mafias siçiliane, Matteo Messina Denaro, thanë burimet gjyqësore, një ditë pasi i arratisuri 60-vjeçar u arrestua, shkruan Rai.

Messina Denaro, i kapur të hënën në një spital privat në Palermo pas 30 vjetësh në arrati, aktualisht ndodhet në qytetin qendror italian të L'Aquila, ka thënë një prokuror i Palermos, pasi u transferua nga Siçilia në ditën e arrestimit të tij.

Apartamenti ndodhet në një ndërtesë modeste pranë qendrës së Campobello di Mazara, një qytet në provincën perëndimore siciliane të Trapanit, vetëm pak kilometra nga vendlindja e Messina Denaro, Castelvetrano.

Shtëpia besohet se është përdorur vazhdimisht javët e fundit, por hetuesit janë ende në kërkim të vendeve të tjera ku bosi i mafias mund të ketë kaluar kohë.

“Në këtë rast, është shtëpia që na lejon të kemi një ide se si ka jetuar bosi dhe ai ka jetuar mirë”, ka thënë prokurori i Palermos, Maurizio De Lucia.

Messina Denaro ishte i njohur për shijen e tij në mallra luksoze, duke përfshirë syze dielli dhe veshje. Policia ka thënë se ai kishte një orë me vlerë 35 mijë euro kur u arrestua.

Me nofkën "U Siccu" (I dobëti), Messina Denaro u dënua me 20 burgime të përjetshme në gjyqe në mungesë për rolin e tij në një varg vrasjesh mafioze, duke përfshirë bombat e vitit 1992 që vranë prokurorët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Artikuj të ngjashëm