Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur të enjten midis një treni dhe një autobusi në Sllovaki, raportoi BBC-ja.
Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Nove Zamky, rreth 80 km në lindje të kryeqytetit Bratislavë.
Në këtë aksident të ndodhur rreth orës 17:00, edhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Drejtuesit e autobusit dhe trenit janë dërguar në spital. Njëri prej tyre është në gjendje kritike.
"Kam frikë se numri i të vdekurve nga ky aksident mund të rritet”, ka thënë Petra Klimesova, zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit.
Rreth 200 persona ishin në tren dhe nëntë në autobus gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti.
Artikuj të ngjashëm
-
Përplasen dy trena në Sllovaki, disa të lënduar
-
Përplasen dy trena në Sllovaki, 20 të lënduar
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë