Botë

Gjashtë të vdekur dhe dy të lënduar nga sulmi ajror izraelit në Libanin lindor

Sulmi ajror

Një sulm ajror izraelit të shtunën ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe ka lënduar dy të tjerë në pjesën lindore të Libanit, raporton agjencia e lajmeve libaneze.

Ushtria izraelite ka njoftuar se avionët e saj ushtarakë kanë kryer sulme mbi operativët e Hezbollahut në zonën Bekaa në Libanin lindor. “IDF vazhdon të operojë për të hequr çdo kërcënim për Shtetin e Izraelit dhe do të parandalojë çdo përpjekje nga organizata terroriste Hezbollah për të rindërtuar forcat e saj, në përputhje me marrëveshjet e armëpushimit”, thuhet në njoftim.

Sulmet ajrore vijnë pas armëpushimit të arritur në nëntor të vitit të kaluar midis Izraelit dhe grupit militant libanez të Hezbollahut.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli është supozuar të tërhiqet plotësisht nga Libani jugor deri më datën 26 janar, por afati i marrëveshjes është shtyrë deri në datën 18 shkurt.