Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fuçia e barutit në Ballkan

Tri dekada pas shpërthimit të luftës në Bosnjë-Hercegovinë, e cila mori jetët e rreth 100.000 personave, një tjetër konflikt i armatosur po kërcënon, pasi që separatistët janë të bindur që kanë përkrahjen e presidentit rus Vlladimir Putin.

Nga kryeqyteti i Republika Srpskas, Banjallukë, Dodiku dëshiron ta rivendosë ushtrinë e pavarur – sikur ajo që ishte e dënuar për spastrim etnik dhe gjenocid gjatë luftës 1992-1995 në Bosnjë. Në shkurt, Dodiku përshëndeti dekretin e Putinit që njihte rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës si shtete të pavarura.

Një shtytje për të aktivizuar planin secesionist të Republika Srpskas do të mund të hapte një front të ri të konfrontimit të Moskës me Perëndimin. Kremlini do të mund ta njihte Republika Srpskan si shtet të pavarur dhe të sigurojë përkrahje, posaçërisht përmes njësive mercenare “Wagner Group”, raketave antitank “Kornet” dhe sistemit raketor kinez tokë-ajër HQ-22, të dyja të blera së fundi nga ushtria serbe.

Një konflikt në Bosnjë-Hercegovinë, në zemër të Evropës, do të shmangte vëmendjen e botës nga përpjekjet ruse për të aneksuar pjesët jugore dhe lindore të Ukrainës dhe do të minonte përkrahjen e Perëndimit për synimet e Bosnjës për në NATO dhe BE.

Për herë të parë në dy dekada, numri i serbëve kundër hyrjes në Bashkimin Evropian është më i madh se i atyre që e duan këtë, sipas një ankete të muajit prill të kryer nga “Ipsos” dhe që është botuar në gazetën serbe “Blic”. Anketa ka treguar se 44% e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE, ndërsa 35 për qind për.

Edhe SHBA-ja kërcënon me rishqyrtim të rolit në Bosnje për shkak të mosmarrëveshjeve me Evropën Rajon 1 muaj më parë SHBA-ja kërcënon me rishqyrtim të rolit në Bosnje për shkak të mosmarrëveshjeve me Evropën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po ashtu ka shtruar terrenin për intervenimin e mundshëm, duke pretenduar që mercenarët nga Bosnja janë në Donbas duke luftuar kundër rebelëve të mbështetur nga Moska.

Burimet:

  • Tensions Mount in the Balkans as Bosnia and Herzegovina Threatens to Fracture (Spiegel)
  • Russia’s New Front with the West in Bosnia (RUSI)
  • Criticising Russia, UK Sanctions Bosnian Serb Leaders (Balkan Insight)
  • Majority of Serbian citizens are against EU membership (Ipsos poll for Blic newspaper)