Papa Françesku ka premtuar se do ta çlirojë Kishën Katolike nga akuzat për abuzime seksuale dhe është lutur për viktimat e ish-kardinalit Theodore McCarrick, një ditë pasi Vatikani publikoi një raport me të cilin kisha me dekada të tëra ka heshtur ngacmimet e tij seksuale, njofton Reuters.
Papa Françesku ka thënë se raporti shtjellon një rast të tmerrshëm të ish-kardinalit të lartë amerikan. Kreu i Kishës ka thënë se Selia e Shenjtë do të punojë për ta hequr këtë të keqe brenda pragut të vet.
Raporti i Vatikanit ka fajësuar një numër priftërinjsh, kardinalësh dhe papash që kanë fshehur një mal me prova për abuzimet seksuale të McCarrick. Raporti ka fajësuar Papa Gjon Palin e Dytë që ka emëruar McCarricun, ani pse kishte raporte se ka abuzuar seksualisht me seminaristët.
-
Trashëgimia e Papës midis revolucionit dhe pritjeve jorealiste
-
Kisha katolike ende dështon të merret me rastet e abuzimit seksual, thotë raporti i Vatikanit
-
Ish-Papa Benedikti sëmuret rëndë, Papa Françesku bën thirrje për lutje
-
Papa Françesku shkarkon udhëheqjen e një bamirësie me bazë në Vatikan
-
Kërkimfalja historike e Papa Françeskut për sistemin shkollor ku u abuzuan mijëra fëmijë