Ish-Papa Benedikti është shumë i sëmurë, ka njoftuar të mërkurën pasardhësi i tij, Papa Françesku, duke kërkuar nga anëtarët e kishës që të luteshin për të.
Në vitin 2013 ish-Papa Benedikti u bë Papa i parë në 600 vjet që dha dorëheqje.
Peshkopët nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, u kërkuan besimtarëve të mbanin Benediktin në mendimet e tyre, pasi Vatikani pasoi njoftimin e Françeskut me një deklaratë që thoshte se Benedikti kishte pësuar përkeqësim të papritur të shëndetit të tij.
"Unë do të doja t'ju kërkoja të gjithëve një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin , i cili, në heshtje, po mbështet Kishën", tha Françesku në njoftimin e së mërkurës. "Le ta kujtojmë atë. Ai është shumë i sëmurë" tha tutje Françesku.
Në deklaratën e Vatikanit thuhet se Benedikti po merr kujdes të vazhdueshëm mjekësor dhe gjendja e tij është nën kontroll.
Françesku, i cili vizitoi ish-Papën pasi bëri njoftimin, shpesh e ka lavdëruar Benediktin.
Konservatorët e kanë parë ish-papën si bartësin e tyre standard dhe disa ultra-tradicionalistë madje refuzuan ta pranojnë Françeskun si një Papë legjitim.
Edhe
Papa lutet për Benediktin dhe paqen në Ukrainë
Ata e kanë kritikuar Françeskun për qasjen e tij më mikpritëse ndaj homoseksualëve dhe katolikëve që u divorcuan dhe u martuan përsëri jashtë kishës, duke thënë se minojnë vlerat tradicionale.
Udhëheqësit e kishës katolike nga Gjermania, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera u kërkuan besimtarëve në mediat sociale që të bashkohen me lutjet për Benediktin, i cili ishte papë për gati tetë vjet përpara se të dilte në pension.
Raportimet në mediat italiane thonë se ai ka vuajtur nga probleme të frymëmarrjes gjatë periudhës së Krishtlindjes.