Autoriteteve franceze u është ngutur të mërkurën që të konfirmojnë identitetin e të dyshuarit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Ai u arrestua të martën në aeroportin e Parisit.
Prokuroria franceze ka deklaruar se i dyshuari mund të mbahet deri të enjten në mëngjes, 48 orë pas arrestimit të tij në aeroportin Charles De Gaulle. Ai u arrestua me në urdhër-arrest të Turqisë nga viti 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat franceze kanë raportuar se i arrestuari është Khalid Al-Otaibi, mirëpo Ambasada saudite në Paris ka thënë se kishte gabim në identitet dhe se i arrestuari nuk ka të bëjë asgjë me rastin e vrasjes së gazetarit Khashoggi.
Al-Otaibi ishte në mesin e zyrtarëve sauditë që janë sanksionuar nga SHBA-ja në lidhje me masakrimin e gazetarit në Konsullatën saudite në Stamboll gjatë vitit 2018. Ai është përmendur edhe në raportin e publikuar nga inteligjenca amerikane që kishte raportuar se princi i kurorës Mohammed bin Salman kishte miratuar operacionin për vrasjen e Khashoggit.
Njerëzit e afërm me princin Bin Salman janë akuzuar për vrasjen e Khashoggit, që kishte shkuar në konsullatë për të marrë dokumentet e nevojshme për martesë. Në rast se konfirmohet identiteti i të dyshuarit, Turqia mund të kërkojë ekstradimin e tij nga Franca.