Presidenti francez, Emmanuel Macron, u ka kërkuar falje algjerianëve që kanë luftuar në radhët e forcave koloniale franceze gjatë luftës së Algjerisë për pavarësi, dhe që pastaj ishin masakruar dhe linçuar si tradhtarë.
Në një ceremoni solemne të ndërprerë nga të qarat e të bijës së një luftëtari, Macroni ka premtuar gjithashtu një ligj që do të garantonte reparacione për kontingjentin e njohur si harkis.
Gruaja u ankua se ishte rritur në një kamp të lënë pas dore. Ajo ka thënë se ligji nuk do të riparonte dëmet e shkaktuara.
Rreth 200 mijë algjerianë luftuan kundër bashkatdhetarëve gjatë luftës së viteve 1954-1962, dhe dhjetëra mijëra harkis ishin vrarë pas tërheqjes franceze. Ata që mbijetuan u arratisën në Francë, ku do të vendoseshin në kampe. Shumë prej tyre u ishte mohuar e drejta për shkollim. \ Ap
-
Presidenti francez bën homazhe në varrezat e Algjerit
-
Macron: Nuk do t’i kërkoj falje Algjerisë për kolonizimin francez
-
Macron për masakrimin e algjerianëve në Paris 60 vjet më parë: Krim i pafalshëm
-
Macron: Një ushtar francez u vra në Liban
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij