Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca përgatitet të presë rreth 100 mijë refugjatë ukrainas

Franca ka nisur një plan kombëtar për të përgatitur strehim për të paktën 100,000 refugjatë ukrainas, ka thënë kryeministri francez, Jean Castex, para gazetarëve të martën.

“Gjithnjë e më shumë prej tyre po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë”, ka thënë Castexi, raporton CNN.

Më shumë se 26,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës, sipas Castexit. Midis tyre, 10.500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars.

Kryeministri francez është zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës në Francë, me kurse franceze të ofruara në agjencinë e punësimit të vendit.

“Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë”, ka thënë ai. “Është nderi i vendit tonë të mbajë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas”.

Artikuj të ngjashëm