Nuk ka pasur asnjë përparim në bisedimet e zhvilluara midis Ukrainës dhe Rusisë të martën në Stamboll, ka thënë ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
Le Drian ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ende po kërkon të imponojë urdhrat e tij ndaj Ukrainës.
“Nuk pati asgjë të re dhe asnjë përparim në atë që është diskutuar në negociatat në Stamboll. Çështjet janë ende të njëjta dhe Putin ende dëshiron të imponojë diktatin e tij ndaj Ukrainës”, ka thënë ai të mërkurën për CNN-in.
Ministri i Jashtëm francez ka njoftuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkon që t'i jepen disa garanci sigurie vendit të tij, “por për momentin nuk ka asgjë në diskutim mbi këtë çështje”.
“Ne duam një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë do të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës armë mbrojtëse ligjore sepse kjo është e nevojshme dhe duam që lufta të ndalet”, ka thënë më tej Le Drian.
-
Rundi i tretë negociator mes Ukrainës e Rusisë përfundon pa ndonjë sukses të madh
-
Kremlini: S’pritet mrekulli në bisedimet për paqen në Stamboll
-
Zelensky akuzon Rusinë se po e cungon rundin e ardhshëm të bisedimeve për paqen
-
Shtyhen për më vonë të enjten bisedimet Ukrainë-Rusi
-
Kremlini thotë se s’ka asnjë shenjë përparimi në bisedimet e paqes me Ukrainën