Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini thotë se s’ka asnjë shenjë përparimi në bisedimet e paqes me Ukrainën

kremlini

Në përditësimin e tij të fundit mbi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Kremlini ka thënë se nuk ka vënën re ende asgjë premtuese ose që duket si një përparim, shkruan Sky News.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se është një periudhë e gjatë pune përpara.

Megjithatë, ai përshëndeti faktin që Ukraina ka paraqitur kërkesat e saj për përfundimin e konfliktit në formë të shkruar.

Kryenegociatori rus që udhëheq bisedimet e paqes do të japë një përditësim të mëtejshëm të mërkurën, tha ai.