Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të martën se Rusia s’ka pritshmëri se ndonjë përparim i madh mund të ndodhë në rundin e tretë të bisedimeve për paqen në Stamboll me delegacionin e Ukrainës, ka shkruar The Guardian.
“S’ka asnjë arsye për të pritur ndonjë përparim që i përket kategorisë së mrekullive, është shumë e vështirë në rrethanat e tanishme”, është shprehur Peskov. “Ne synojmë të ndjekim interesat tona, synojmë po ashtu të garantojmë interesat tona dhe të përmbushim objektivat që ia kemi vendosur vetes prej fillimit”.
I pyetur nëse mund të ofronte ndonjë kornizë kohore se kur mund të arrihet marrëveshja e paqes, Peskov ka theksuar se nuk mund të japë ndonjë udhëzim mbi këto afate. “Ka shumë punë për t’u bërë para se të mund të flasim rreth mundësisë së mbajtjes të disa takimeve të nivelit më të lartë”.
Komentet e tij janë bërë disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ripërsëritur thirrjet për t’u takuar sy më sy me presidentin rus, Vladimir Putin.
-
Rusia refuzon armëpushim për Krishtlindje
-
Moska e mohon se ka një plan SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë
-
Kremlini thotë se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt
-
Rusia nuk jep shenja për afrim të paqes në Ukrainë
-
Rundi i tretë negociator mes Ukrainës e Rusisë përfundon pa ndonjë sukses të madh