Franca ka hapur hetim për krime lufte për vdekjen e gazetarit francez-irlandez të Fox News, Pierre Zakrzewski, i cili u qëllua pranë Kievit, pasi po raportonte në Ukrainë, raportoi AFP të mërkurën.
“Prokurorët francezë kanë hapur hetim për krim lufte për vdekjen e kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski, i cili u qëllua afër Kievit gjatë mbulimit të luftën në Ukrainë”, thuhej në një deklaratë zyrtare.
Prokurorët e specializuar do të hetojnë pas akuzave potenciale se ishte sulm i qëllimshëm kundër civilëve që nuk ishte pjesë e konfliktit.
Zakrzewski dhe producentja ukrainase Oleksandra Kuvshynova u vranë, kurse korrespodenti Benjamin Hall u plagos kur vetura e tyre u godit të hënën.
Zakrzewski ishte kameraman me eksperiencë të zonave të luftës i cili më parë kishte mbuluar konfliktet në Irak, Afganistan dhe Siri.
-
Vritet në Ukrainë kameramani i televizionit amerikan dhe një gazetare ukrainase
-
Vritet gazetari francez që po raportonte nga zona e luftës në Ukrainë
-
Gazetari i BBC-së ndërpreu raportimin kur u dëgjuan sulmet mbi Kiev
-
32 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
-
Macron tregon emrin e gazetarit të vrarë në Ukrainë