Parlamenti i Ukrainës ka thënë se 32 gazetarë janë vrarë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt, shkruan Sky News.
Shifra vjen vetëm disa ditë pasi gazetari francez Frederic Leclerc-Imhoff u vra në Ukrainë pasi u godit nga predha gjatë mbulimit të një operacioni evakuimi.
Gazetari 32-vjeçar, i cili punonte për kanalin e lajmeve BFMTV, ishte në rrugën për në Lysychansk pranë qytetit lindor të Severodonetsk në Luhansk, Ukrainë, kur ndodhi sulmi.
BFMTV-ja ka thënë se ai po mbulonte operacionin humanitar në një automjet të blinduar dhe ishte "viktimë".
Këtë javë, forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre përgjatë krahut lindor të vendit dhe kanë avancuar ngadalë drejt qendrës së Severodonetskut.
-
Macron tregon emrin e gazetarit të vrarë në Ukrainë
-
Një gazetar francez vritet në Sievierodonetsk të Luhanskut
-
Zelensky: Më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas të vrarë nga pushtimi rus
-
Rusia godet një hotel në Kramatorsk, plagosen dy gazetarë e një tjetër zhduket
-
BBC: Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë