Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron tregon emrin e gazetarit të vrarë në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka treguar emrin e gazetarit që është vrarë të hënën në Luhansk në lindje të Ukrainës.

Macron ka thënë se gazetari Frederic Leclerc-Imhoff, është qëlluar për vdekje ndërsa ishte në Ukrainë për ta shfaqur realitetin e luftës.

Gazetari 32-vjeçar është goditur në qafë ndërsa ishte në një autobus humanitar me disa civilë tjerë.

E ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, ka thënë se shteti i saj dënon vdekjen shokuese të gazetarit.

“Franca kërkon që të bëhet një hetim transparent sa më shpejt të jetë e mundur për të vënë në pah rrethanat e kësaj tragjedie”, ka thënë Colonna.