Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski, u vra në Ukrainë pasi sulmet ruse goditën automjetin ku po lëvizte jashtë Kievit.
Ai po punonte bashkë me korrespodentin Benjamin Hall, i cili dje mbeti i plagosur nga ky sulm.
Lëndimi i Hallit dhe vrasja e Zakrzewskit vijnë një ditë pas vrasjes së Brent Renaud në Irpin.
Një tjetër gazetar, Juan Arredondo është plagosur të dielën në Ukrainë.
Është raportuar edhe për një gazetare ukrainase të vrarë në Kiev, që po punonte bashkë me FoxNews.
Oleksandra Kuvshnikova, 24 vjeçe, po punonte me transmetuesin amerikan gjatë pushtimit rus.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca hap hetim për krime lufte pas vrasjes së gazetarit në Ukrainë
-
Gazetari britanik ka humbur një pjesë të këmbës nga sulmi rus në Ukrainë
-
Plagoset një korrespodent i Fox News në Ukrainë
-
Gazetari amerikan tregon momentin kur u qëllua në drejtim të tyre në Kiev
-
Vritet në afërsi të Kievit një gazetar amerikan