Në një sulm në Kiev sot ka vdekur gazetari amerikan Brent Renaud, ndërsa është plagosur një gazetar tjetër amerikan, Juan Arredondo.
Arredondo i ka thënë një gazetari italian se ishte me Brentin kur forcat ruse nisën sulmin ndaj tyre.
“Ne ishim në njërën prej urave të para në Irpin, do të xhironim refugjatët tjerë duke u larguar, dhe hipëm në një veturë, dikush na ofroi të na dërgonte në urën tjetër dhe po kalonim një postbllok, e nisëm të shtinin ndaj nesh. Kështu që shoferi u kthye, dhe ata vazhdonin të shtinin; ishin ne të dy. Shoku im Brent Renaud, ai u qëllua dhe mbeti prapa”, tha Arredondo, raporton BBC.
Ai nuk e dinte se çfarë ka ndodhur me Brentin.
“E pash se u qëllua në qafë dhe u ndamë”, shtoi ai.