Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gazetari i BBC-së ndërpreu raportimin kur u dëgjuan sulmet mbi Kiev

Gazetari i BBC-së u detyrua ta ndërpriste raportimin live kur në prapavijë u dëgjuan sulmet ruse mbi Kiev.

Ai po jepte informacionet në programin e mëngjesit, kur për një moment ktheu kokën prapa pasi u dëgjuan krismat.

Sulmin mbi Kiev e konfirmoi edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kreu i Kievit, Vitali Klitschko.

Tetë persona u vranë nga sulmet e disa të tjerë u lënduan.