Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fluturim direkt historik nga Izraeli për në Emirate

Është nisur fluturimi i parë komercial nga Izraeli për në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, pas njoftimit për firmosje të një marrëveshje të paqes, shkruan BBC.

Aeroplani i kompanisë izraelite El Al do të bëjë një fluturim tri orësh, duke bartur një delegacion të zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë.

Fluturimi do të lejohet të kalojë në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, që normalisht është e bllokuar për Izraelin.

Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar dy shteteve tjera arabe në Lindje të Mesme që kanë njohur Izraelin që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1948.

Të shtunën Emiratet kanë shfuqizuar një ligj për bojkotim të Izraelit që ka qenë në fuqi që nga viti 1972.

Marrëveshja e normalizimit, që ishte ndërmjetësuar nga SHBA-ja, u bë publike më 13 gusht.

Në fluturimin LY971 është dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe këshilltari i sigurisë nacionale në Izrael, Meir Ben-Shabbat.