Një fjalim i presidentit rus, Vladimir Putin, është vonuar si pasojw e një sulmi kibernetik, ka njoftuar tw premten Kremlini, raportoi BBC.
Udhëheqësi rus duhej të fliste në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.
Megjithatë, ngjarja është goditur nga një sulm i mohimit të shërbimit, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.
Sulmet kibernetike të mohimit të shërbimit të shpërndarë (DDoS) ndodhin kur faqet e internetit përmbyten me shumë trafik në një përpjekje për t'i bërë ato të padisponueshme.
Hakerët përdorin një "rrjet zombie" ose botnet - një koleksion kompjuterësh të komprometuar për të goditur faqet e internetit ose serverët me më shumë të dhëna sesa mund të përballojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia raporton sulme kibernetike ndaj sistemit zgjedhor në ditën e dytë të votimit
-
Hakerët rusë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës
-
Ukrainasit më nuk ia kanë frikën Rusisë së Vladimir Putinit
-
Çfarë pritet të thotë sot Putini gjatë fjalimit të tij nga Moska
-
A ka filluar Putini të humbasë oreksin për vazhdimin e luftës në Ukrainë