Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov ka thënë të dielën një përmbledhje të asaj që presidenti mund të mbulojë në fjalimin e tij vjetor që do të mbahet të martën.
Në fjalimin e tij vetëm tri ditë para se të bëhen një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë, Putini pritet të "vlerësojë ecurinë e operacionit special" në Ukrainë si dhe "situatën në arenën ndërkombëtare", raportoi BBC-ja të martën.
Duke qenë se ky është një fjalim "Gjendja e Bashkimit", një pjesë e tij ka të ngjarë t'i kushtohet çështjeve të brendshme, si rritja e Rusisë, gjithashtu.
Në fjalimin e tij të fundit, që ishte ai vjetor për Vitin e Ri, Putini promovoi realitetin alternativ të Kremlinit: se në këtë konflikt hero është Rusia, derisa Ukraina dhe Perëndimi janë të këqijtë.
Fjalimi i tij pritet të fillojë në mesditë.
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
S’i kemi arritur të gjitha objektivat e luftës prandaj do të vazhdojmë, thotë Kremlini
-
Putini dhe i dërguari i Trumpit drejt bisedimeve vendimtare për Ukrainën në Moskë
-
Peskov: Rusia i ka parasysh komentet e Trumpit, por operacioni special ushtarak vazhdon