Disa ukrainas në kryeqytetin Kiev dënuan fjalimin e presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilin e quajti Rusinë dhe Ukrainën viktima të marrëveshjeve të dyfishta perëndimore.
Në fjalim, Putini njoftoi gjithashtu pezullimin e pjesëmarrjes së Moskës në paktin e fundit të mbetur të kontrollit të armëve bërthamore me SHBA-në. Ai bëri të qartë se nuk do ta ndryshonte strategjinë në luftën në Ukrainë.
"Ai është një kafshë. Unë nuk dua ta dëgjoj, as nuk do ta dëgjoj. Ajo që ai tha nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të bëjmë punën tonë, ta jetësojmë përfundimin logjik për të çliruar vendin deri në kufijtë e vitit 1991”, ka thënë Viktor Zabiyaka, banor i Kievit.
Edhe banorët e tjerë të kryeqytetit ukrainas thonë se nuk ia kanë frikën Rusisë së Vladimir Putinit.
"Ky ishte thjesht një fjalim bosh. Është marrëzi dhe në të njëjtën kohë jemi të lodhur duke e dëgjuar. Por duhet ta dëgjosh për të kuptuar këtë humnerë, këtë pakuptimësi. Nuk di si ta quaj tjetër. Ne duhet ta çlirojmë Ukrainën”, është shprehur banorja tjetër e Kievit, Halyna Heorhiiva.
Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022 dhe bëri një hap drejt Kievit, me sa duket duke pritur të pushtonte shpejt kryeqytetin.
Por rezistenca e fortë nga forcat ukrainase – e mbështetur nga armët perëndimore – i ktheu trupat e Moskës.
Edhe
Ukrainasit, të bindur se do ta fitojnë luftën
Ndërkohë që ushtria ukrainase ka rimarrë shumë zona të pushtuara fillimisht nga Rusia, të dy palët po vazhdojnë luftimet në rajonet e lindore të Ukrainës.
Putini është takuar sot me zyrtarë të lartë kinezë, me shpresë se Pekini do ta furnizojë Moskën me armatim.
Ukrainasit ndërkaq kanë marrë edhe njëherë zotimin amerikan për ndihmë. Atyre u janë fuqizuar edhe më shumë shpresat për çlirim pas vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden, të hënën në Kiev.