Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainasit, të bindur se do ta fitojnë luftën

Kthimi i kontrollit të disa qyteteve dhe mbështetja perëndimore, sidomos pas vizitës së papritur të Bidenit në Kiev, ua kanë fuqizuar ukrainasve bindjen se do ta fitojnë luftën kundër agresionit të Rusisë. Vladimir Putini ndërkaq po mundohet t’ua mbushë mendjen kinezëve që ta ndihmojnë me armatim, pavarësisht paralajmërimit amerikan

(AP) - Disa ukrainas në kryeqytetin Kiev dënuan fjalimin e presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilin e quajti Rusinë dhe Ukrainën viktima të marrëveshjeve të dyfishta perëndimore.

Në fjalim, Putini njoftoi gjithashtu pezullimin e pjesëmarrjes së Moskës në paktin e fundit të mbetur të kontrollit të armëve bërthamore me SHBA-në. Ai bëri të qartë se nuk do ta ndryshonte strategjinë në luftën në Ukrainë.

"Ai është një kafshë. Unë nuk dua ta dëgjoj, as nuk do ta dëgjoj. Ajo që ai tha nuk do të thotë asgjë. Ne duhet të bëjmë punën tonë, ta jetësojmë përfundimin logjik për të çliruar vendin deri në kufijtë e vitit 1991”, ka thwnw Viktor Zabiyanka, banor i Kievit.

Edhe banorët e tjerë të kryeqytetit ukrainas thonë se nuk ia kanë frikën Rusisë së Vladimir Putinit.

"Ky ishte thjesht një fjalim bosh. Është marrëzi dhe në të njëjtën kohë jemi të lodhur duke e dëgjuar”, ka thwnw Halyna Heorhiiva, banore e Kievit. “Por duhet ta dëgjosh për të kuptuar këtë humnerë, këtë pakuptimësi. Nuk di si ta quaj tjetër. Ne duhet ta çlirojmë Ukrainën”.

Edhe Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë Botë 2 muaj më parë Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022 dhe bëri një hap drejt Kievit, me sa duket duke pritur të pushtonte shpejt kryeqytetin.

Por rezistenca e fortë nga forcat ukrainase – e mbështetur nga armët perëndimore – i ktheu trupat e Moskës.

Ndërkohë që ushtria ukrainase ka rimarrë shumë zona të pushtuara fillimisht nga Rusia, të dy palët po vazhdojnë luftimet në rajonet e lindore të Ukrainës.

Putini është takuar sot me zyrtarë të lartë kinezë, me shpresë se Pekini do ta furnizojë Moskën me armatim.

Ukrainasit ndërkaq kanë marrë edhe njëherë zotimin amerikan për ndihmë. Atyre u janë fuqizuar edhe më shumë shpresat për çlirim pas vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden, të hënën në Kiev.

Edhe Të dërguarit amerikanë s’e vizitojnë Kievin, Zelensky e quan “mungesë respekti” Botë 3 muaj më parë Të dërguarit amerikanë s’e vizitojnë Kievin, Zelensky e quan “mungesë respekti”

Analistët e kanë konsideruar vizitën në prag të njëvjetorit të luftës si shenjë të solidaritetit perëndimor kur pritet të intensifikohen ofensivat ruse në terren.

“Demokracia është me ju. Amerikanët janë me ju dhe bota është me ju. Kievi më ka marrë një pjesë të zemrës sime, më duhet ta pranoj”, ka deklaruar Biden. “Kam qenë këtu gjashtë herë si zëvendëspresident. Njëherë si president”.

Duke folur në Pallatin Marinsky, Bideni ka kujtuar se si një vit më parë kishte druajtur se forcat ruse do të mund ta pushtonin kryeqytetin e Ukrainës.

“Ndava mendjen të kthehesha përsëri para se presidenti i ri të betohej në Kiev. Andaj, president Zelensky, ju përnjëmend po më nderoni mua me praninë tuaj”, ka thënë ai.

Edhe Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë Botë 7 muaj më parë Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë

Presidenti Zelenskyy ka thënë gjatë konferencës se takimi do ta afrojë edhe më shumë atë që e ka quajtur “fitore të përbashkët” kundër Rusisë.

“Ne mund dhe duhet ta fitojmë luftën që 2023-ta të jetë viti i fitores. Dua të theksoj se kjo luftë ruse, e paprovokuar dhe kriminale, kundër Ukrainës dhe mbarë botës demokratike duhet të përfundojë me çlirimin e tokës ukrainase nga pushtimi rus, me garanci të forta të sigurisë afatgjate të vendit tonë, Evropës dhe botës mbarë”, ka deklaruar Zelenskyy.