Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Finlanda dhe Suedia, pa qëndrim të prerë për anëtarësim në NATO

Udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë treguan të martën se qeveritë e tyre nuk kanë vendosur ende nëse do të anëtarësohen në NATO, por theksuan bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë me vendet e tjera evropiane përballë agresionit rus kundër Ukrainës.

Duke folur pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Sholc, kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, tha se sulmi rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar plotësisht mjedisin e sigurisë dhe nuk ka kthim prapa.

"Ne duhet të vendosim nëse do të aplikojmë për anëtarësim në NATO apo do të vazhdojmë në rrugën tonë aktuale," tha ajo.

"Ky është diskutimi që po bëjmë tani në parlamentin tonë kombëtar”.

Homologia e saj suedeze, Magdalena Anderson, tha se parlamenti i vendit nordik po kryen një rishikim të sigurisë që do të prezantohet më 13 maj.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të dy vendet do të ishin të mirëpritura nëse vendosin të bashkohen me organizatën ushtarake prej 30 vendesh dhe mund të bëhen anëtarë shumë shpejt.

Edhe Gjermania e bindur se Suedia do t’i bashkohet NATO-s Botë Gjermania e bindur se Suedia do t’i bashkohet NATO-s

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Gjermania do ta përkrahë Finlandën dhe Suedinë, në rast se ato vendosin t'i bashkohen NATO-s.

“Nëse këto dy shtete vendosin t'i bashkëngjiten aleancës së NATO-s, mund të llogarisin në mbështetjen tonë”, deklaroi ai.