Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtetet baltike përshëndesin aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO

Liderët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë kanë miratuar “vendimin historik” të Finlandës dhe Suedisë të cilët aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO.

“Finlanda dhe Suedia ndajnë të njëjtat vlera që lidhin aleatët e NATO-s së bashku dhe ndajnë angazhimin tonë ndaj parimeve që përbëjnë themelin e sigurisë euroatlantike. Aderimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të rrisë sigurinë tonë kolektive dhe do të forcojë Aleancën”, thuhet në deklaratë.

Deklarata u bë nga kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, kryeministri i Letonisë Arturs Krišjanis Karins dhe kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte, shkruan CNN.

“Shtetet baltike, së bashku me Finlandën dhe Suedinë ndajnë përgjegjësinë për një rajon të Baltikut nordik paqësor, të sigurt dhe të begatë”, thanë ata. “Në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, roli i NATO-s si një Aleancë mbrojtëse që përpiqet për paqe, siguri dhe stabilitet në të gjithë Euro-Atlantikun është bërë edhe më i rëndësishëm. Ne mezi presim të punojmë së bashku me Finlandën dhe me Finlandën dhe Suedia brenda Aleancës për të arritur këto synime”.