Ndërkohë që prodhuesit e birrës janë më se të lumtur ta shohin kthimin e qendrës turistike të kryeqytetit bavarez, si ata, ashtu edhe vizitorët janë nën presionin e inflacionit në një mënyrë që vështirë se mund të imagjinohej nga hera e fundit që u mbajt në 2019.
Festivali i birrës “Oktoberfest” është rikthyer në Gjermani pas ndërprerjes pandemike dyvjeçare – me gotat e birrës, me gishtat që pikojnë nga yndyra e derrit, me gjevrekët në madhësinë e pjatave të darkës, burra me pantallona të shkurtra lëkure dhe gra me fustane tradicionale.
Mirëpo ndërkohë që prodhuesit e birrës janë më se të lumtur ta shohin kthimin e qendrës turistike të kryeqytetit bavarez, si ata, ashtu edhe vizitorët janë nën presionin e inflacionit në një mënyrë që vështirë se mund të imagjinohej nga hera e fundit që u mbajt në 2019.
Një gjë dihet tashmë, gota 1-litërshe e birrës do të kushtojë midis 12.60 dhe 13.80 euro këtë vit, që është një rritje prej 15% krahasuar me vitin 2019, sipas faqes zyrtare të “Oktoberfestit”.
Për prodhuesit gjermanë të birrës, kostot në rritje shkojnë shumë më thellë sesa thjesht çmimi i një rundi në stolat e gjatë prej druri të Festivalit. Ata po përballen me çmime më të larta në të gjithë zinxhirin e tyre të prodhimit, nga përbërësit e papërpunuar, si elbi dhe HOPS, deri te punimet përfundimtare, si kapakët e birrës dhe materialet e paketimit.
Është pasqyrë e inflacionit në të gjithë ekonominë: Çmimet e larta të gazit natyror të shkaktuara nga lufta e Rusisë në Ukrainë po rrisin atë që bizneset dhe konsumatorët duhet të paguajnë për energjinë, ndërsa rikuperimi i kërkesës nga pandemia po i bën pjesët dhe lëndët e para të vështira për t’u ardhur nga vendet e ndryshme.
Edhe
Rikthehet festivali i famshëm gjerman i birrës, Octoberfest
Pajisjet e prodhimit të birrës shpesh ushqehen nga gazi natyror dhe çmimet për maltin e elbit - ose drithin që është lejuar të mbijë duke e lagur atë - janë më shumë se dyfishuar, në mbi 600 euro për ton. Shishet e qelqit janë rritur me 80%, pasi qelqbërësit paguajnë më shumë për energjinë. Tapat e shisheve janë rritur me 60%, madje edhe ngjitësi për etiketa është në mungesë.
“Çmimet për çdo gjë kanë ndryshuar ndjeshëm këtë vit”, ka theksuar Sebastian Utz, kryetekniku në fabrikën historike Hofbraeu të Munichut, e cila i ka rrënjët në qytet në vitin 1589. “Për të prodhuar birrë duhet shumë energji, madje edhe për frigorifer. Dhe në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë për lëndë të para - malt elb, hop - ku prokurimi është rritur në çmim.
Kostot e gjithçkaje - kartoni, çelik inoks për fuçi, paleta druri, furnizime pastrimi për të mbajtur tanket e birrës pa njollë - janë rritur.
“Këto janë çmime që industria gjermane e birrës nuk i ka parë kurrë më parë”, ka thënë Ulrich Biene, zëdhënës i fabrikës historike familjare, Veltins, në Grevenstein, e cila nuk është një nga markat e shitura në “Oktoberfest”.
Inflacioni arriti në 7.9% në Gjermani për vit, në gusht dhe një rekord prej 9.1% në 19 vendet që e përdorin monedhën euro. Rritja e çmimeve të konsumit në Evropë është nxitur mbi të gjitha nga Rusia që i ka kufizuar furnizimet me gaz natyror, duke i ngritur çmimet në qiell.
Edhe “Oktoberfest”: Pse (duhet) të festosh edhe kur botën e përfshin zjarri?Inflacioni është “duke u ndezur në Gjermani” dhe mund të afrohet në 10% deri në fund të vitit, ka bërë të ditur Carsten Brzeski, kryeekonomist i eurozonës në bankën ING. Norma duhet të bjerë vitin e ardhshëm pasi kërkesa e konsumatorit po dobësohet – mirëpo ky është ngushëllim i vogël sot.
Në çdo rast, “Oktoberfest” është nxitje shumë e nevojshme për industrinë e hoteleve dhe shërbimeve ushqimore të Munichut.
“Është e mrekullueshme”, është shprehur kryetari i qytetit, Dieter Reite. “Mund ta vini re se entuziazmi është rikthyer”. Ai i ka minimizuar shqetësimet për një ngjarje kaq të madhe të pandemisë, duke thënë se përhapja e COVID-19 “nuk është faktori vendimtar”, duke thënë në fund: “Le të shohim se si po na shkon”.
Rreth 487 fabrika birre, restorante, skarë mishrash, shitës verërash e gjëra të tjera do t’u shërbejnë njerëzve në “Oktoberfest” dhe orët e hapjes do të jenë edhe më të gjata se në të kaluarën, me çadrat e para të birrës që hapen në 9 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 22:30. Porositë e fundit do të merren në orën 21:30.
Në vitet e para të COVID-19, rreth 6 milionë njerëz i përcillnin festat çdo vit, shumë prej tyre të veshur me veshje tradicionale bavareze – gratë me fustane Dirdnl e burrat me Lederhosen ose pantallona lëkure deri te gjunjët.
Edhe“Oktoberfest”, i mbajtur për herë të parë në vitin 1810 për nder të martesës së Princit të Kurorës, Ludwig të Bavarisë me Princeshën Therese, është anuluar dhjetëra herë gjatë historisë së tij më shumë se 200-vjeçare për shkak të luftërave dhe pandemive.
Përktheu: Blerta Haxhiu