Një fëmijë 1 vjeç ka vdekur si pasojë e një sulmi nga dy qen pitbullë në Salerno, në jug të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se fëmija 13-muajsh ishte në krahët e një të afërmeje kur kishte ndodhur sulmi.
Qentë ishin në pronësi të një miku të familjes, sipas tezes së fëmijës, e cila ka folur për Sky Italia, raporton AP.
Të afërm të tjerë ishin lënduar derisa po përpiqeshin ta shpëtonin fëmijën.
Autoritetet në Salerno janë duke e marrë në pyetje pronarin e qenve dhe duke u munduar që të kuptojnë se përse qentë nuk ishin nën mbikëqyrje kur kishin ikur nga terraca ku zakonisht mbaheshin.
Artikuj të ngjashëm
-
Një foshnje vdiq pasi u kafshua nga qeni i shtëpisë në Angli
-
Vdekja e fëmijës një vjeç e gjysmë - familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë
-
Gruaja sulmohet nga qentë e së bijës e më pas vdes – vajza mbante mbi 50 qen në shtëpi
-
Qeni ia kafshon krahun deri në bërryl një australianeje
-
Një i mitur kafshohet nga qentë endacakë në Prishtinë