Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

FDA-ja synon të vendosë paralajmërimin më serioz te vaksinat kundër Covid-it

covid

Foto: Associated Press

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po synon ta vendosë një paralajmërim mbi vaksinat kundër Covid-19 – paralajmërimi më serioz që u vihet ilaçeve dhe vaksinave, i cili tregon për rreziqe të mundshme serioze.

Plani, sipas dy burimeve të CNN-it, nuk është final dhe mund të ndryshojë, dhe nuk dihet nëse do të prekë vetëm vaksinat mRNA apo të gjitha vaksinat Covid-19.

Paralajmërimet e tilla në opioidë, për shembull, njoftojnë për rreziqet e abuzimit, varësisë, mbidozës dhe vdekjes. Apo, medikamenti kundër akneve, Accutane, mban paralajmërim rreth rrezikut të defekteve në lindje kur përdorej gjatë shtatzënisë.

Tre vaksina janë të miratuara nga FDA-ja për përdorim në SHBA, dhe dy prej tyre — Pfizer dhe Moderna — përdorin teknologjinë mRNA, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së administratës.

Në përgjigje rreth planeve të FDA-së, Moderna iu referua një deklarate të dhënë në shtator për sigurinë e vaksinës së saj. Ajo pohoi se vaksina është monitoruar në mbi 90 shtete dhe nga shpërndarja e mbi një miliard doza në botë nuk ka rezultuar me raportim të ndonjë shqetësimi të ri te fëmijët apo shtatzënat.

Edhe Vaksinat anti-COVID mund të ndihmojnë disa pacientë me kancer të luftojnë tumoret Lifestyle Vaksinat anti-COVID mund të ndihmojnë disa pacientë me kancer të luftojnë tumoret

Edhe Pfizeri publikoi në shtator një deklaratë duke mbështetur sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës së saj kundër Covid-19.

Një studim vlerësoi se në vitin e parë të përdorimit të tyre, vaksinat kundër Covid-19 kanë parandaluar gati 20 milionë vdekje në mbarë botën.